![VV-ja me performancë artistike për Astrit Deharin: Tetë vite pa drejtësi, drita që na udhëheqë VV-ja me performancë artistike për Astrit Deharin: Tetë vite pa drejtësi, drita që na udhëheqë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/11/FB_IMG_1730834034764.jpg)
Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar Astrit Deharin, ish-aktivist i VV-së që ndërroi jetë në paraburgim.
Në mbrëmje, VV-ja ka mbajtur një performancë artistike, duke e quajtur Deharin si “drita që na udhëheqë”.
Tutje, VV-ja ka shkruar se ende nuk ka drejtësi për Deharin.
“Sot në mbrëmje, me një performancë artistike që nderoi sakrificën dhe shembullin e Astritit si student i shkëlqyeshëm dhe aktivist i palodhur e patriot, dhe me ndezje qirinjsh, u përmbyll dita përkujtimore për më të dashurin tonë që na mungon shumë, Astrit Deharin.
8 vite pa drejtësi janë tepër. Janë 8 vite me një peshë që rëndon mbi të gjithë ne, por ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të kërkojmë Drejtësi për Astritin deri sa ajo të bëhet realitet” – ka shkruar VV-ja.