8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

VV-ja me akuza ndaj LDK-së për përdorim të “profileve fake”

- Advertisement -

Disa ditë më parë, Mefail Bajqinovci, deputet i zëshëm i VV-së, shkroi një status, në të cilin bëri një pretendim dhe akuzë ndaj LDK-së, partis së dytë më të madhe opozitare. Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka theksuar se LDK-ja përmes profileve të rreme është duke e sulmuar.

Bajqinovci ka shpërndarë edhe disa fotografi, si “dëshmi” për prentendimin e tij, duke e quajtur “ushtri e Facebook e LDK-së”.

“LDK-ja, përmes ushtrisë së profileve FAKE të Facebook-ut, po përpiqet të sulmojë dhe dezinformojë tërë kohën në faqen time në Facebook.

Është e qartë se përkrahja e qytetarëve i ka shqetësuar shumë, por këto përpjekje të tyre për të hapur faqe të rreme për progandë nuk po funksionojnë.

Këto janë profilet e ushtrisë së Facebook-ut të LDK-së dhe shkrimet e tyre në faqen time të Facebook-ut” – shkroi Bajqinovci.

I zëshëm në këtë temë ka qenë posaçërisht zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka shkruar disa herë për çështjen e “profileve të rremë” të LDK-së. Në fakt, në një postim para 5 muajsh, Manxhuka kishte akuzuar edhe LDK-në, edhe PDK-në për profile të rreme në Facebook.

“Fake Opozita me Fake Profile

Meqë opozita nuk po mund të investojë në të vërtetën, po investon shumë në të pavërtetën. Ditë më parë ilustruam me foto e video profilet e rreme të LDK-së ndërkaq këto më poshtë janë të PDK-së. Gënjeshtrat që nuk mund t’ja thonë më popullit, duan t’ja thonë tash vetes me fake profile” – kishte shkruar ai.

Në një postim tjetër, Manxhuka ishte përkujdesur që për “profile të rreme” të targetonte edhe Abdixhikun.

“Fake status me fake profile

Deputeti Abdixhiku deklaronte se janë mbi 30 mijë llogari fake në rrjetet sociale.

Shikojeni postimin e tij të fundit dhe të tjerat më poshtë për t’u bindur se ku gjenden ato fake profile” – kishte shkruar ai.

Në një rast tjetër, Manxhuka e kishte akuzuar edhe në lidhje me një sondazh.

“Rruga e re e fitores së sondazheve në emisione. Pra, një mobilizim me SMS në gjithë anëtarësinë për ta mundur VETËVENDOSJE!n në një VIBER GROUP. 🙂

Nga ngutia në SMS kanë harruar fjalën ”DUHET”.

p.s. Kjo fotografi më erdhi nga një ish-anëtar i LDK-së” – kishte shkruar Manxhuka.

Sjellim ndër mend që kohë më parë Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, kishte theksuar se VV-ja ka pasur një “sobë” për çështjen e rrjeteve sociale.

“E kanë sistemin. Kur jam kanë unë aty i kanë pasë nja 20 kompjutera të vjetër. Edhe i thosha çka janë këta? Tha këta janë për media. E veta njanin aty që e kam pasë më shok, tha jo more këta shajnë gjinë, bajnë postime. A din, e kanë pasë renin, dy rena, ni sobë t’gatë e kanë pasë për media a din? Tash i kanë bo tri (soba) e kanë bo sallën e madhe, e kanë sistemin, e kam pa me sytë e mi”, tha ai në Dukagjin. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit