-1.3 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

“VV-ja maksimum mund të shkojë deri në 48 mandate”, Mehmetaj zbulon 3 skenaret e mundshme

- Advertisement -

Analisti, Lirim Mehmetaj në parashikimin e spektrit paszgjedhor ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mund të i ketë maksimumi 48 mandate të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Mehmetaj në “Debat Plus” të Dukagjinit për partitë opozitare tha se mund të i ketë 54 mandate.

Mehmetaj tha se i ka tri skenare paszgjedhore për krijimin e qeverisë, fillimisht është se Albin Kurti nuk e lejon opozitën me formu qeverinë por që i zvarrit procedurat tutje për krijim. Skenari i dytë, sipas Mehmetaj është me minoritetet dhe Listën Serbe. Ai shtoi se skenari i tretë i krijimit të qeverisë është Qeveria e Opozitës ku secili që ka petk brenda institucionit e respekton institucionin e vet.

“Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje ka 46 mandate, sipas rezultateve 40.80%. Maksimum 48 mandate. Edhe nëse i ka 10 të partive serbe, nuk i bënë. Opozita i ka 54 mandate, veç me komunitete tjera joshumicë.
3 skenare:  Nuk bëhet qeveri. Sepse Albin Kurti nuk i ka numrat dhe as nuk e lejon opozitën me formu qeverinë, pavarësisht numrave. Kryetari i Kuvendit i kalon VV-së. E vonon me pafundësi zgjedhjen e kreu të kuvendit. E dërgon Gjykatën Kushtetuese dhe bllokohet procesi deri përfundim të lëndës. E shtyn. Vjen vakti me e zgjedh, e zgjedhin kreun e Kuvendit dhe nuk thirrin seanca plenare.
Kryhet dhe e thirr. Vjen koha për mandatar të Vjosa Osmanit. Ai nuk e qon, thotë spo tham jo por nuk jam gati. Vjosa Osmani nuk guxon me e thirrë të dytin, sepse tutet fizikisht. Me 40% e ka gjuajtur Kuvendin, i ka kall Gjykatat dhe Institucionet zyrtare. Alternativat financiare të vogla ka shkaktuar dëme të tilla. Shkon krejt viti, dhe shkojmë zgjedhjet e tjera. Skenari i dytë është bashkëpunimi me partitë politike të komuniteteve të tjera si dhe Lista Serbe. E skenari i tretë është opozita dhe funksionimi i institucioneve bëhet si duhet”, tha Mehmetaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit