Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit, Astrit Dehari.
Përmes një njoftimi zyrtar, nga LVV-ja thonë se Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin, me ç’rast e ka falënderuar për reagimin e shpejtë, shkruan IndeksOnline.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.
Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi” deklaroi LVV-ja.
Kujtojmë se Dehari vdiq në nëntor të 2016-tës, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren






