5.6 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

VV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi në pritje të hetimeve…

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit, Astrit Dehari.

Përmes një njoftimi zyrtar, nga LVV-ja thonë se Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin, me ç’rast e ka falënderuar për reagimin e shpejtë, shkruan IndeksOnline.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.

Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi” deklaroi LVV-ja.

Kujtojmë se Dehari vdiq në nëntor të 2016-tës, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Të ngjashme

Të fundit