13.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

VV-ja i kërkon opozitës t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, PDK kundërshton e LDK në mëdyshje

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrah së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar përkrahje por kërkojnë që Projektligjet të mos jenë anti-Kushtetuese. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, nënvizon se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend.

LDK e PDK kanë pasur kritika sa i përket mendësisë siç thonë të pushtetit, për shkak të numrit të deputetëve që i kanë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kërkesa e vetme e pushtetit është përkrahja e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ai ka thënë se të njëjtën e kanë bërë edhe vetë sa ishin në opozitë.

“Deklarimet e tyre zyrtare tregojnë që ata (opozita) nuk do të jenë pjesë e votimeve. Mirëpo ajo çka më brengos më së shumti janë votimet ndërkombëtare, kur Kosova do të përftonte mjete nga Ligjet të cilat duhet të votohen dhe sigurisht se kërkesa ime ndaj tyre do të ishte kjo sepse është në të mirë të qytetarëve, pra çdo ligj është në të mirë të qytetarëve, mirëpo këto marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen pavarësisht pozitë apo opozitë”, ka thënë Rexhaj.

“Mendoj që ligjet vitale të cilat kanë pasur shumë rëndësi, ne i kemi votuar, pra unë kam shikuar lista dhe kam parë që në shumësi të rasteve ne kemi votuar pro, mirëpo ka pasur raste kur ne nuk jemi pajtuar, pra ose nuk kemi marrë pjesë ose ka qenë vota kundër. Ka shumë. Ndër to është Projektligji për arsimin që duhet të kalojë sa më parë. Ne kemi disa Projektligje të cilat janë në komisionin tonë për Siguri, e të cilat duhet të kalojnë, ka Projektligje sidomos ndërkombëtare e që Kosova do të përfitonte shumë në aspektin ekonomik”, ka thënë tutje ai për EO.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar nga mazhoranca që të dakordohet me opozitën, në mënyrë që ky sesion të prodhojë rezultate në të mirë të qytetarëve.

Ajo ka deklaruar se si LDK gjithmonë i kanë përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare por që thotë se do t’i kundërshtojnë Projektligjet që janë anti-Kushtetuese.

“Unë kisha dashtë që të ulemi dhe të dakordohemi. Nuk ka ndryshuar asgjë dhe e keni parë që ne si LDK gjithmonë i kemi përkrah marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato Ligje të cilat kanë qenë në të mirën e qytetarëve, mirëpo ne nuk mundemi me i përkrah Ligjet që janë anti-Kushtetuese. E keni parë që për të satën herë kanë sjellë Ligje anti-Kushtetuese që nuk i përkrahim ato. Pra është normale, ne e kemi një Kushtetutë që bazohemi në të dhe nuk i përkrahim ato Ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, thotë Krasniqi.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka përmendur vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie që mos t’i votojë nisma e Qeverisë Kurti.

“Besoj e dini, ka muaj që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë një vendim që ne nuk votojmë nismat e Qeverisë Kurti, pikërisht për arsye që asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të dialogojmë për çështjet e brendshme dhe në këtë kuptim, atëherë besoj që plotë çështje do të mund të mbesin ndoshta edhe peng i kuorumit të tyre vetanak, meqenëse thirren gjithmonë e kanë kuorumin”, u shpreh Hoxha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit