Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se krimi e kontrabanda janë ndalur në Kosovë, e madje, kjo sipas tyre, ka nervozuar opozitën.
Në një postim të publikuar së fundi, VV-ja pretendon se gjërat kanë ndryshuar për të mirë.
“Krimi e kontrabanda kanë qenë të lidhura ngushtë gjithandej Kosovës. Mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit.
Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton.” – thuhet në shkrimin e VV-së.
Në fund, kjo parti ka vendosur edhe disa figura të nervozuara, që sipas tyre, portretizojnë opozitën.