-0.1 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

VV-ja e para, Ymeri: Nuk e kemi pritur këtë fitore

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se rezultatet e exit poll-it të UBO-s të publikuara në TV Dukagjini kanë rrëzuar bindjen e përhapur se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie të mbështetjes elektorale.

Ymeri ka shtuar se, përkundrazi, Vetëvendosje ka shënuar një rritje të lehtë brenda Kosovës, ndërsa këtë trend pozitiv e ka forcuar ndjeshëm përmes votës së diasporës.

“Së pari mendoj që qartazi ky rezultat është fitore që se kemi pritur shumica prej nesh… kemi menduar që është me keq VV-ja. Çka po më duket mua interesante është një gjë për të cilën gati të gjithë jemi pajtuar këtu që VV-ja në Kosovë ka ra, s’po del e vërtet, së paku sipas exit pollit. Ka shënuar rritje të lehtë në Kosovë dhe e ka rritur këtë rritje me diasporën”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit