0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

VV-ja e Kurtit krenohet me idenë e Hashim Thaçit për portin detar të Kosovës në Shqipëri

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje, partia e Albin Kurtit, e cila është në pushtet, po mundohet që ta “shes”, si një arritje të qeverisë së tij, Terminalin Doganor të Kosovës në Portin e Durrësit, i cili u inaugurua me 15 janar të vitit 2019.

Përmes një videoje propagandistike, Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar të gjitha terminalet doganore, duke thënë se janë të lidhura me opozitën e tashme, por Terminalin Doganor në Portin e Durrësit, po e cilëson si arritje të Qeverisë së Kurtit.

Partia e Kurtit tanimë po krenohet me idenë e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili në shkurt të vitit 2009 i kishte kërkuar Sali Berishës, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, që të konkretizojë marrëveshjen për marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit nga ana e Kosovës.

Qeveria e Shqipërisë fillimisht ia kishte premtuar Kosovës dhënien në menaxhim të Portit të Shëngjinit për nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomisë së përgjithshme, por kjo nismë nuk u realizua, pasi që Shqipëria kishte hequr dorë nga ky premtim. Pas shumë diskutimesh, delegacionet e Kosovës dhe Shqipërisë kishin arritur marrëveshje për portin e Durrësit.

Më 15 janar të vitit 2019, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin inauguruar Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Atë kohë, në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre, kishte marrë pjesë kryeministri shqiptar, Edi Rama, zëvendëskryeministri i atëhershëm, Fatmir Limaj, si dhe ministrat e financave të të dyja vendeve, Arben Ahmetaj dhe Bedri Hamza, si dhe dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave, Belinda Ikonomi dhe Bahri Berisha. /Demokracia/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit