29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

VV-ja e do Nait Hasanin për nënkryetar të Kuvendit nga PDK-ja, por Kurti e kishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se vetëm dy deputetë nga PDK-ja do t`i votojë për pozitën e nënkryetarit, pozita këto që me Kushtetutë i takojnë kësaj partie.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije sot deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Megjithatë, kjo parti duket se ka harruar se Albin Kurtin para disa viteve Nait Hasanin e kishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Pasi kishte ardhur në pushtet Qeveria Kurti II, në maj të vitit 2021, me “urdhër” të Kurtit Nait Hasani ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit.

Aso kohe Hasani kishte treguar se shkarkimi i tij nuk ishte bërë në përputhje me ligjin.

Mënyra se si erdhi ishte joprotokollare. Nuk e prisja. Më dërguan disa shkresa dhe më thanë se jam i shkarkuar. Mënyra se si ishte bërë nuk ishte e drejtë. E kuptoj rolin e ambasadorit dhe e kam kryer atë punë me përpikmëri pa pasur problem se cila parti vinte në pushtet në Kosovë. I shkrova Albinit. I thashë shoku im, Albin.”, kishte treguar Hasani.

Kurse, sot deputetja e VV-ja ka treguar se cilët deputetë të PDK-së do t`i votonte VV-ja.

Meqenëse ata po kanë preferenca se kë ta propozojmë ne për kryetare, edhe ne po i shprehim preferencat tona – pra, Nait Hasani dhe Sala Jashari janë të pranueshëm nga PDK-ja, askush tjetër për kryetar të Kuvendit. Ndërkohë, nga LDK-ja, në shenjë reciprociteti, nuk po e pranojmë asnjë deputet”, është shprehur ajo.

Të ngjashme

Të fundit