0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

VV-ja e bojkoton seancën për Policinë, Muja bënë “filma”: Po keqpërdoret uji

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka prezantuar raportin e Autoritetit Rregullativ të Ujit për ujin e prodhuar në Kosovë për vitin 2023.

Ai thotë se kanë vërejtur anomali sa i përket ujit të prodhuar në disa ujësjellës.

Siç thotë Muja, është vërtetuar se disa ujësjellës kanë nënraportuar qëllimshëm ujin e prodhuar.

“Dje kemi marrë raportin nga Autoriteti Rregullativ i Ujit, për ujin e prodhuar në Kosovë në vitin 2023. Kemi vërejt anomali sa i përket ujit të prodhuar në disa ujësjellës. Në vitin 2021 kemi nxjerr disa rekomandime qe të instalohen ujëmatësit, dhe të bëhet auditimi i ujit të prodhuar. Kemi marrë tashmë konfirmimin. Në bazë te raportit del se dyshimet tona janë vërtetuar. Konkludimi është se uji në ujësjellësin e Prizrenit është nënraportuar, në 2023 sipas ARRU po prodhohen 73% me shumë ujë sesa 2022 para instalimit të ujëmatësve, kurse në ujësjellësin e Pejës 43% më shume ujë sesa ne 2022. Ajo çfarë është interesante, në ujësjellësin e Pejës në raportin e 2007 janë prodhuar 35 milionë litra kub ujë, derisa kemi ardhë ne në pushtet ra në 24 milionë. Cila është gjetja pas instalimit të ujëmatësve. Kjo hapësira është nënraportu qellimshëm. Ish-menaxhmenti i KRU Hidrodrini, ka refuzu kërkesat për të instalu ujëmatësit”.

“Kurse te Prizreni në 2021 po prodhohen 17 miilionë litra kub ujë, kurse pas instalimit të ujëmatësve u raportuan 29 milionë kub ujë, pothuajse dyfishim i ujit të raportuar. Keto kanë ardhë për shkak të matjes së saktë të ujit. Është evidente që dëmi qe në gjykojmë vetëm në këta dy ujësjellës kap shifreën vjetore rreth 6 milionë euro.

“Ne mendojmë se përtej luftës politike ditore, ky informacion duhet t’i komunikohet publikut sepse është interes jetik. Kështu që, unë besoj se kolegët e tjerë do të përgjigjen edhe në pyetjet e tjera, pas përfundimit të kësaj konference për shtyp”, ka thënë Muja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit