-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“VV-ja do t’i fitojë 53 për qind”: Muja harron dështimin kolosal në parashikimin e zgjedhjeve lokale, e jep prognozën per 9 shkurtin

- Advertisement -

Më saktë, njeriu që këto ditë përmendi sondazhe ishte Armend Muja, deputet i VV-së, që njihet për qejfin e përmendjes së sondazheve. Edhe kësaj radhe, Muja nuk u tregua aspak “modest” në parashikimet e tij, sikurse kishte ndodhur edhe gjatë fushatës për zgjedhje lokale, ku thoshte se VV-ja do t’i fitonte 24 komuna. Në fund, VV-ja i ftioi vetëm katër komuna: Gjilanin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimën.

Sidoqoftë, Muja tha se në asnjë sondazh VV-ja nuk del më poshtë se 49 për qind. Duke folur në ATV, Muja dha shifra konkrete.

“Në dy vitet e fundit, çdo sondazh, mas kredibili, e qet Lëvizjen Vetëvendosje në mes 49.3 dhe 49.8 për qind brenda vendit, përfshirë i fundit që është bo, është 49.8. Kjo është e vërtetë” – ka thënë Muja, ndër të tjera, transmeton Nacionale.

Përveç në ATV, Muja për shifra e sondazhe foli edhe në Klan Kosova. Duke folur në DPT te Fidani, Muja ka vlerësuar se rezultati i VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit do të kalojë atë të 14 shkurtit të vitit 2021.

“Unë e shoh (VV-në v.j.) mbi rezultatin e 15 shkurtit të vitit 2021…Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, rreth 60 mijë siç kanë qenë përpara, unë besoj që ne duhet të presim, është reale që të presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu ka me qenë…Unë kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Muja, transmeton Nacionale.

Kjo nuk është hera e parë që Muja prognozon në lidhje me rezultatet zgjedhore të VV-së. Ndoshta dështimi më i madh në parashikime i Mujës ishte ai i vitit 2021 në kohën e zgjedhjeve lokale.

Edhe atëbotë, Muja ishte treguar zemërgjërë në parashikime. Muja kishte deklaruar se VV-ja do t’i fitonte hiç më pak se 24 komuna.

“Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besojë se do të fitojë në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha“- ishte shprehur Muja, transmeton Nacionale.

Muja ishte gabim për hiç më pak se 20 komuna. Po, po, 20 komuna, pasi VV-ja fitoi vetëm katër komuna dhe e humbi garën në Prishtinë, pasi Përparim Rama i LDK-së e mposhti kandidatin e VV-së, Arben Vitia.

Sidoqoftë, Muja duhet vlerësuar për guximin në parashikime. Përkundër dështimit kolosal në parashikimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021, Muja ka arritur të sigurojë garanci të majftueshme mendore për të prognozuar edhe në vitin 2024. Ndoshta kësaj radhe Muja s’do të dështojë në mënyrë kolosale sikurse në vitin 2021. Nuk i dihet!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit