-3.2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

VV-ja dënohet me 5 mijë euro gjobë për përdorim të gjuhës së urrejtjes në një tubim në Prishtinë

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së. Arsyeja është një deklarim i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, në një tubim të VV-së në Bregun e Diellit të mbajtur më 23 janar, ku pati deklaruar:

“A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi dhe kombëtarizmi shqiptar, a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”.

Ankesa në PZAP është parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në vendim thuhet se kreu i Kuvendit ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit