7.3 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

VV-ja akuzon PZAP-në: Legalizoi keqpërdorimet me votat, i iku përgjegjësisë ligjore

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar  pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu akuzoi PZAP-ën për shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe dështim në hetimin e pretendimeve për manipulime me votat me postë.

“PZAP ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE! PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra të provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky vendim i PZAP-it ka legjitimuar keqpërdorimet e votave me postë, të cilat, siç pretendon ai, janë orkestruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe udhëheqja e saj.

“Shpresojmë se  Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit  dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik”, ka shkruar ai.

Gjykata Supreme pritet të jetë instanca e fundit që do të shqyrtojë pretendimet e Vetëvendosjes lidhur me procesin zgjedhor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit