7.4 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

VV ia nis fushatës me skenar të njohur, i barazojnë PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën me Listën Srpska

- Advertisement -
Me të përfunduar seanca për zgjedhjen e qeverisë ku mandatari i dytë i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dështoi të bëhej kryeministër, partia e tij nisi fushatën kundër partive shqiptare në Kuvend duke i barazuar me Listën Srpska pse votuan kundër.

Lëvizja Vetëvendosje shkoi në këtë seancë pa marrëveshje koalicioni dhe duke qenë e vetëdijshme që s’i kishte numrat. Seanca u caktua në ditën e fundit të afatit 15-ditor që do të duhej t’i shërbente Konjufcës për sigurimin e votave.

E para që reagoi ishte nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila publikoi një fotografi ku duken deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Srpska në Kuvend duke votuar kundër Konjufcës.

“Në harmoni të plotë”, shkroi Haxhiu.

Më pas ishte bashkëpartiakja e saj, Fitore Pacolli, që reagoi ngjashëm si Haxhiu.

“PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe votuan kundër qeverisë Konjufca. Kurrë më lehtë ska me qenë me vendos se në zjedhjet që po vijnë”.

Pas dështimit të Konjufcës hapet rruga për zgjedhje të reja.

Të ngjashme

Të fundit