Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku i pyetur për deklarimin e Vetëvendosjes se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin opsioni me real, derisa pritet që Gjykata Kushtetuese të dal me vendim të ri pas përfundimit të masës së përkohshme, ka lënë të kuptohet se nuk pret një vendim të tillë.
Ai shkurt ka thënë se asnjëherë nuk ka pas pritje si të Vetëvendosjes.
“Fatmirësisht unë kurrë nuk pres diçka, çka pret Vetëvendosje”, ka thënë ai në “Tëvë1”.
Demaku duke folur për pritjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se pritjet e tyre janë që të situata të kthehet në pikën ku aty sipas tij kanë filluar shkeljet me propozimin e kryesuesit Dehari për votim të fshehtë.
“Besoj që Gjykata Kushtetuese do ta kthejë çështjen në pikën ku kanë filluar shkeljet dhe t;ia bëjë të qartë z. Dehari se ka bërë shkelje të Kushtetutës, rregullores dhe duhet ta kthejë në atë pikë dhe për të vazhduar konform rregullores se si të bëhet konstituimi i Kuvendit”, ka thënë Demaku.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë opsioni me real.