Presidentja Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvend tha se me aleancat po luhet bixhoz dhe po cenohet mbrojtja e Kosovës.

“Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre tre vjet e gjysmë për ta forcuar shtetin e Kosovës dhe për ta shtrirë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, për të garantuar respektim të Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës, për të eliminuar çfarëdo eliminimi të Serbisë përmes strukturave paralele, përmes kontrabandës, kërcënimeve të drejtpërdrejta që i janë bërë shtetit të Kosovës, e kemi bërë bashkë me presidenten dhe unë e çmoj kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë betejë të rëndësishme për të konsoliduar shtetin e Kosovës. Për të garantuar sovranitet në gjithë territorin e vendit dhe për ta mbajtur Serbinë larg territorit të Kosovës”, tha Rrustemi për RTV 21.

Deputeti i LVV-së, Rrustemi, tha se Kosova nuk ka asnjë dallim substancial për nga orientimi strategjik me aleatët. Por, sipas tij, mund të ketë dallime.

“Pjesa tjetër sa i përket raporteve me aleatët e Kosovës është raport i palëkundur çoftë për nga orientimi ynë strategjik, çoftë për nga përvetësimi i sistemit të vlerave që ka Kosova. Kosova është një shtet demokratik, liberal respekton lirinë dhe të drejtat e njeriut. Demokracinë e ka element thelbësor të sjelljes sonë politike dhe institucionale. Këto raporte pa dyshim qofshin në aspektin bilateral, qofshin në atë multilateral duhet të konsolidohet dhe të forcohen dhe këtë gjë e kemi bërë. Natyrisht mund të kemi në momentet e caktuara dallime në sferën e brendshme apo me partnerët tonë ndërkombëtar për kohën e vrapimit në drejtim të forcimit të shtetit të Kosovës, por nuk ka asnjë dallim substancial për nga orientimi strategjik. Kosova është aleat i padiskutueshëm i SHBA-së, çdo interes i SHBA-së është edhe interes i shtetit tonë. Pra, kur flasim për çështje të brendshme të Kosovës, karakterin unitar të Republikës së Kosovës ose për të penguar procese të dëmshme që vijnë si kërcënime nga Serbia mund të kemi dallime në kuptimin kohorë të veprimit, por në asnjë mënyrë nuk kemi asnjë dallim”, tha Rrustemi.

Presidentja, Vjosa Osmani, tha dje se Kosova duhet t’i kërkojë nënshkrim të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë presidentit të SHBA-së dhe jo atij të Serbisë. Por, deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, thotë se rastin konkret po flasim për një marrëveshje të darkorduar sipas fasilituesit (BE), dhe kjo marrëveshje e dakorduar duhet të nënshkruhet e të zbatohet.

“Roli i partnerëve tonë ndërkombëtarë e në veçanti i SHBA-së ka qenë vendimtar dhe i rëndësishëm. Pa dyshim raporti me partnerët tonë ndërkombëtar në betejën me Serbinë ka qenë edhe i dobishëm edhe i domosdoshëm. Por, në rastin konkret po flasim për një marrëveshje të dakorduar sipas fasilituesit, dhe kjo marrëveshje e dakorduar duhet të nënshkruhet e të zbatohet. Unë mendoj se presionin, fokusin, drejtimin e partnerëve tonë ndërkombëtar duhet ta bëjnë drejtë Serbisë për ta detyruar për të pranuar gjendjen faktike”, tha Rrustemi