Home Lajme VV i kërkon Ramës të heshtë për veriun: Mos t’i tregojë Kosovës se çfarë duhet të bëjë

VV i kërkon Ramës të heshtë për veriun: Mos t’i tregojë Kosovës se çfarë duhet të bëjë

0
VV i kërkon Ramës të heshtë për veriun: Mos t’i tregojë Kosovës se çfarë duhet të bëjë

Çfarë ndodhi?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti një konferencë për medie sot për të folur mbi zhvillimet e fundit në veri dhe për qëndrimet e Shqipërisë.

Rama gjatë kësaj konference përsëriti një propozim të tij të mëhershëm dhe për këtë po “kryqëzohet”.

KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë. E kam bërë edhe në samitin e NATO-s. Dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Tani, çdo hezitim dhe çdo vonesë, deri dhe me argumentin e orëve të fundit – jo kemi, jo s’kemi mjaftueshëm trupat – mund ta bëjë larg qoftë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më t’madhe në trupa po dhe në vështirësi.” – tha Rama.

Reagimet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri Rama, duke thënë se kërkesa e sotshme e tij ishte frika më e madhe e Ramës dikur.

Madje, Haxhiu ka thënë se kryeministri shqiptar po e risjellë një kërkesë të vjetër të presidentit serb.

““KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.” – kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ministrja tha se ka nevojë vetëm për patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë.

Edhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama.

Mihali tha se ndihma më e madhe për Kosovën është heshtja e kryeministrit të Shqipërisë.

Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.

Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia, shkruan Nacionale.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Miahli.

Ramës i reagoi edhe sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama.

Rama ka akuzuar Ramën tjetër, pra shefin e qeverisë shqiptare se është koordinuar me të parin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Koordinim se jo mahi!!!” – ka shkruar Rama.

Edhe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendojse, Dimal Basha ka kërkuar që Rama të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë nê veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje!

Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?” – ka shkruar Basha.

Exit mobile version