8.8 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

VV i drejtohet Kushtetueses, Jakaj: Vetëm komentet do t’i marrin kohë mbi dy muaj

- Advertisement -

Naim Jakaj nga IKD përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin e Vetëvendosjes për t’ju drejtuar Kushtetueses.

Ai u shpreh se pas kësaj, vetëm dërgimi i kërkesës dhe marrja e komenteve do t’i marrë kohë Gjykatës më shumë se 2 muaj.

“Gjykata do t’i marrë komentet nga palët e ndryshme, prej VV-së, prej subjekteve politike, komente nga PZAP, nga KQZ dhe kjo Gjykatës do t’i marrë kohë, vetëm marrja e komenteve, dërgimi i kërkesës për komente dhe marrja e komenteve, do t’i marrë kohë më shumë se 2 muaj, nga ajo që kemi parë”.

“Duke pasur parasysh se kjo e lë vendin në një qeveri në detyrë edhe në një zgjatje të skajshme të vendimmarrjes, Gjykata nuk besoj që do të marrë vendim për masë të përkohshme, por do ta refuzojë masën e përkohshme, duke mos treguar se e ka refuzuar, siç bën zakonisht në praktikën e saj, por në fund të aktgjykimit të saj”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit