15.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

“VV është zbutur”, “Topi është te Albini”, Maliqi: Do ta ketë ose një qeveri të dobët ose me u tërheq

- Advertisement -

Publicisti Shkëlzen Maliqi në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se refuzimi i ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje nga PZAP do të dërgonte në përfundim të procesit nëse ajo nuk e shfrytëzon mundësin për të dërguar ankesë në Gjykatën Supreme.

‘’Edhe pse edhe Gjykata Supreme e ka një afat shumë të shkurtë, 2-3 ditor…u tha se nuk ka fakte bindëse për me pranu ankesën e Vetëvendosjes’’.

Kohë sipas Maliqit kanë pas të gjithë, por e rëndësishme është që mbi një muaj e sa dihet rezultati.

‘’Kanë mbet vetëm numri i deputetëve plus minus ka mujt eventualisht me ndrru’’, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se gjatë kësaj faze kanë mundur partitë eventualisht me ‘’kap’’ ndonjë deputet nga njëra tjetra.

Maliqi është shprehur se deri më tani janë shpalos të gjitha variantet por tani varet nga disponimi të të parit por se ‘’kushtet tani janë ndryshe për Albin Kurtin’’.

Sipas publicistit Kurti e ka mundësin për me zgjedh partnerin.

‘’I ka tre partner të mundshëm’’ por se sipas tij ’’Albini duhet të kuptoj diçka të cilën se ka kuptuar as atëherë e as sot’’ se në demokraci në shumicën e shteteve nuk qeveriset vet.

Por, që Kurti ka ashpërsuar raportet me partnerët e mundshëm sipas Maliqit është ‘’më shumë se kurdoherë’’.

Maliqi tutje ka thënë tutje se Kurti si i pari i dalë në këto zgjedhje e ka topin dhe se duhet të vendos ose të bëjë bashkëqeverisje me ndonjërën nga partitë opozitare të cilët i ka quajtur ‘hajvan’ ose duhet të tërhiqet me thënë ”unë smuj”, pra e ka mundësin të bëjë qeveri të fortë apo të dobët apo edhe të tërhiqet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit