Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se Vetëvendosja do të vazhdojë ta konsumojë 30 ditëshin e Kushtetueses me “figura ta papranueshme” për postin e kryetarit të Kuvendit.
Tahiri tha se PDK ka ofruar zgjidhje, por nëse nuk konsitutuohet kuvendi, atëherë ai tha se “zgjedhjet i sheh kah mesi ose fundi i nëntorit”.
“Kryeministri Kurti është i interesuar që bllokadën ta mbajë tek konstituimi i Kuvendit dhe jo te dështimi i tij për ta themeluar qeverinë e radhës sepse nuk i ka numrat me themelu qeverinë”, tha Tahiri në Pressing.
“Ai don me çu vendin në zgjedhje duke thënë se nuk i votuan këto zonjat për kryetar të Kuvendit. Kurti po e lypë rrugën më të mirë për të me çu vendin në zgjedhje”.
Sipas tij, LVV është në panik dhe ka “rënie të madhe”.