Analisti politik Afrim Haliti është tallur keq me VV-në, e cila ka nxjerr një grafikon ku e vendos Kosovën në top 3 vendet për zhvillim ekonomik në Evropë.
Duke ironizuar me këtë pretendim të partisë në pushtet, ai ka shkruar se ka ardhur koha që Kosova t`i liberalizojë vizat për gjermanët dhe francezët.
“Ka ardhë koha me ja u liberalizu vizat gjermanëve, francezëve e ktyne tjerëve evropianë… Bravo Kosovë, bravo Albin”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në “Facebook”.