Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kritikoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtine për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj ish zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, raporton Ekonomia Online.
Shefi i grupit të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, në konferencë për media, tha se ky është vendim skandaloz, që ka rrezikuar pronën publike.
“Një vendim skandaloz i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Bëhët fjalë për rastin e ish- zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, për tjetërsim të pronës publike, ku NPB ka lidhur një kontratë të paligjshme… Aktakuza është hedhur poshtë. Gjykata me këtë aktvendim ka rrezikuar pronën publike”, tha Sveçla.
Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kjo është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur ndonjë herë në Prishtinë.
“Është projekt prej 17 mijë metrash katrorë ndërtim. Një pronë që ka vlerën 200 milionë euro. Është projekt korruptiv”, tha Azemi