20.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

VV e nis me të madhe propagandën: Ia ‘vjedhin’ 4 ulëse PDK-së në sondazhin e UBO-së

- Advertisement -

Anise sondazhi i vendosi me 28 ulëse nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes kanë vendosur t’ia marrin katër të tilla Partisë Demokratike të Kosovës, duke e paraqitur me vetëm 24 nëpër reagimet e tyre në rrjete sociale.

Një grafikon që po shpërndahet me të madhe nga kjo parti, e tregon të ndryshuar statistikën nga ajo që u publikua në “Debat Plus”.

Derisa në pamjet direkte në YouTube PDK paraqitet me 28 ulëse, VV me 50, LDK me 22 dhe minoritetet me 20, VV ka ndryshuar grafikonin e publikuar duke e vendosur partine e dytë me vetëm 24.

Theksojmë se sipas një sondazhi të “Ubo Consulting” të publikuar në “Debat Plus”, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, por me një rënie në 37 për qind.

Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.6 për qind të përkrahjes dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. 16.8 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërkaq, del më 4.6 për qind.

Të ngjashme

Të fundit