-3.3 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

VV e çoi drejt gurbetit militantin e vet, PDK ia hapi derën e punës në Kosovë

- Advertisement -

Albert Shabani, i njohur si një nga mbështetësit më të flaktë të Lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka hequr dorë nga ideja për t’u larguar drejt Gjermanisë, një ditë pasi kishte bërë publike vendimin për emigrim.

Më 25 janar 2026, Shabani kishte njoftuar se po largohej nga Kosova për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së përkrahjes pas zgjedhjeve.

Ai kishte shprehur zhgënjimin ndaj LVV-së dhe kishte publikuar një mesazh emocional, ku fliste për nënën e tij dhe për sakrificat e familjes, duke lënë të kuptohej se largimi ishte i pashmangshëm.

Por një ditë më vonë, situata mori tjetër drejtim.

Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, ka bërë të ditur se e ka pritur Shabanin në zyrën e tij dhe se i ka siguruar një vend pune në kompaninë ISP – Broadcast.

Në një postim në Facebook, Kryeziu shkruan se e ka bindur Shabanin të mos e ndërmarrë hapin e largimit nga vendi dhe se nga 7 marsi ai do të jetë pjesë e kompanisë së tij.

“Jam i nderuar që pata rastin ta pres sot në zyrën time dhe ta bind që të mos e ndërmarrë këtë hap të dhimbshëm. Që nga 7 marsi, ai do të jetë pjesë e kompanisë ISP – Broadcast”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se, pavarësisht bindjeve politike, çdo qytetar ka të drejtë të ruajë preferencat e tij, por sipas tij, Kosova duhet të jetë mbi partitë.

“Albert Shabani dhe të tjerë si ai kanë të drejtë t’i ruajnë bindjet dhe preferencat e tyre politike pa asnjë presion. Por një gjë duhet ta kemi të qartë: Kosova është mbi partitë”, ka shtuar ai, duke e cilësuar ikjen e të rinjve si një nga dëmet më të mëdha për shtetin.

Të ngjashme

Të fundit