Nga nesër, më 13 shtator, nis zyrtarisht fushata zgjedhor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që hapjen e fushatës elektorale ta bëjë sot, një ditë para, duke nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar këtë, duke thënë se më shumë se për ‘risi organizative’, hapja e fushatës nga Vetëvendosje bëhet për shkak se periudha e parafushatës është e parregulluar ligjërisht.
Rrjedhimisht, Cakolli thotë se Vetëvendosje nuk mund as të mibëkqyret e KQZ-ja dhe PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba për shkeljet eventuale.
Për çeljen e fushatës sot nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë më herët ka lajmëruar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka.
“Sot, më 12 shtator, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Aktiviteti fillon në orën 17:00 në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ për të vazhduar drejt sheshit “Skënderbeu” në orën 19:00”, njoftoi ai.