Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, njoftoi për një prurje të re në mes të koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) atje.
Abrashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK’së në Prizren, Besnik Krasniqin, mirëpritën në ekipën e tyre Turhan Pismis, ish-deputetin e Kuvendit nga nacionaliteti turk, shkruan Insajderi.
“Sot, së bashku me Kryetarin e AAK-së në Prizren, z. Besnik Krasniqi, patëm nderin e madh që në ekipin tonë ta mirëpresim ish-deputetin e Republikës së Kosovës nga nacionaliteti turk, z. Turhan Pişmiş.
Z. Pişmiş ishte pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë dhe ka qenë gjithmonë një mik i dëshmuar i Kosovës në çdo proces me rëndësi kombëtare”, thuhet në postimin e Abrashit.
LVV do të përballet me Shaqir Totajn e PDK’së për Prizrenin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.






