Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka zyrtarizuar sot mbështetjen dhe bashkëpunimin me kandidaten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vildane Latifi.
Përmes një postimi në Facebook, Prebreza publikoi një fotografi ku shihet duke shtrënguar duart me Latifin, si shenjë e marrëveshjes për të bashkuar forcat politike në raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara,” ka shkruar ai në postim.
Prebreza do të përballet në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmanin.