27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Vushtrriasi nënshkruan me kampionin e Shqipërisë, tash do të luaj edhe në Champions League

- Advertisement -

Mesfushori nga Vushtrria, Adnard Mehmeti, i është bashkuar kampionit të Shqipërisë në futboll, Partizanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, ku bënë të ditur se me Mehmetin kanë nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon.

“22-vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën regjistroi edhe 34 ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vushtrriasi tash e ka mundësinë që të luaj edhe në Champions League me Partizanin, ku në rundin e parë kualifikues përballë do ta kenë kampionin e Bjellorusisë, Bate Borisovin.

Të ngjashme

Të fundit