Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të javës së 15-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Skuadra e Vushtrrisë fitoi derbin ndaj Trepçës me rezultat 4-1 dhe vazhdon të jetë lider i tabelës.
Fitore po ashtu kanë shënuar edhe Liria e Vëllaznimi, duke mposhtur skuadrat Kika, respektivisht Vjosa.
Rezultatet Perfundimtare:
Tefik Çanga 2:1 Besa Peja
Rilindja 1974 2:1 Suhareka
Liria 3:0 Kika
Vjosa 2:3 Vëllaznimi
KEK-u 0:3 Ramiz Sadiku
Vushtrria 4:1 Trepça






