Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar nga burri me të cilin bashkëjetonte.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në Vushtrri.
DHUNË NË FAMILJE & DHUNIM/Vushtrri 18.03.2023 – 03:17. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht si dhe dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar.
Sipas Policisë me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.