Policia e Kosovës ka njoftuar se në Sllatinë të Vushtrrisë një burrë ka ther me thikë gruan e tij dhe veten.
Në raportin 24 orësh thuhet se të dy kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar edhe në QKUK.
“VRASJE NË TENTATIVË /Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.