300 mijë dollarë.
As më pak e as më shumë se kaq, i humbi reperi i njohur kanadez Drake.
Kjo për shkak se vuri bast për fitoren e vendit të tij kundër Argjentinës, në Copa America.
Por, nuk doli ashtu siç e kishte parashikuar pasi që 37 vjeçari e kishte luajtur tiketën 1 x 2 (dmth pjesën e parë fiton Argjentina në të dytin Kanada), por skuadra e udhëhequr nga Lionel Messi, triumfoi me rezultat 2:0, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë.
Kështu “Albiçelestët” kaluan në finale të kësaj gare.
Reperi njihet për vesin e tij të basteve, duke humbur qindra e mijëra dollarë deri më tani.