3.7 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Vullneti, Xhuli, Xheneta, apo Vedati a mund të jenë njëri nga ta opinionistë në BBVK?

- Advertisement -

Spektakli i katërt i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë zyrtarisht më 17 nëntor dhe tashmë ka një interesim të shtuar rreth formatit,  e sidomos se kush do të jenë opinionistët këtë edicion.

Gazetari Agon Rexhepi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, tha se këtë herë publiku po ndikon dukshëm në diskutimin për opinionistët, përmes një lloj “fushate” në rrjete sociale.

“Atë që më ka pëlqyer këto ditë është që adhuruesit e BBKV kanë krijuar një lloj kampanje në rrjete sociale për të propozuar opinionistët e tyre të preferuar”, Rexhepi.

Sipas tij, disa emra tashmë po qarkullojnë si më të përfolurit.

“Vullneti, Xhuli, Xheneta, Vedat Bajrami dhe emra të tjerë janë përmendur. E deri të hënën, gjithçka është e mundshme”, tha Rexhepi.

Të ngjashme

Të fundit