Në një bisedë të zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti është pyetur nga Olta për mundësinë e krijimit të një lidhjeje romantike gjatë qëndrimit në lojë.
“Do të krijoje marrëdhënie, do të ishe puthë?”, e pyeti Olta, duke e drejtuar bisedën drejt një teme intime që ngjalli kureshtje mes banorëve.
Me humor dhe sinqeritet, Vullneti u përgjigj: “Po, po, njëqind për qind, qe këtu. S’ishi ardhë në Prime hiç, isha kanë unë kryesori. Po ku me gjetë atë njeri”
Kjo deklaratë, e shoqëruar me të qeshura, reflektoi qasjen e hapur dhe të çiltër të tij ndaj dashurisë dhe marrëdhënieve, duke theksuar se një lidhje e tillë do ta bënte atë edhe më të lumtur brenda lojës.
Këto fjalë të Vullnetit kanë marrë vëmendje të madhe nga publiku, duke u vlerësuar si një mesazh fuqizues dhe i rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me sfida për të qenë vetvetja.