30.3 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Vulaj takohet me senatorin Hagerty: Jetike, prania më e fuqishme e ShBA-së në Ballkan

- Advertisement -

Presidenti i Këshillit për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC), Martin Vulaj, është takuar me Senatorin amerikan Bill Hagerty (R-TN), një anëtar kyç i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe një nga kandidatët kryesorë për postin e Sekretarit të Shtetit gjatë Administratës Trump.

Senatori Hagerty, i njohur gjerësisht si zgjedhja e dytë pas Senatorit Marco Rubio për këtë post, sjell përvojë dhe ndikim të rëndësishëm në çështjet strategjike të politikës së jashtme.

Takimi u përqendrua në nevojën gjithnjë e më urgjente për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor.

Vulaj dhe Senatori Hagerty diskutuan rëndësinë e një pranie më të fuqishme dhe më të dukshme të SHBA në rajon, duke theksuar se tërheqja amerikane rrezikon t’u lërë terren fuqive autoritare me ambicie afatgjata gjeopolitike në Evropën Juglindore.

Në qendër të diskutimit ishte dialogu i vazhdueshëm Kosovë-Serbi.

Të dy palët ranë dakord se njohja e ndërsjellë duhet të mbetet qëllimi përfundimtar i këtij procesi. Vulaj bëri thirrje për shtim të presionit diplomatik amerikan ndaj katër shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se refuzimi i tyre vazhdon të dëmtojë besueshmërinë dhe unitetin e aleancës.

Temat e tjera të diskutimit përfshinë domosdoshmërinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në NATO dhe integrimin më të gjerë evropian të Ballkanit Perëndimor.

Vulaj theksoi ndër tjera se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE është thelbësore jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për ruajtjen e përfitimeve demokratike përballë ndërhyrjeve të dëmshme të huaja.

Takimi përfundoi me një rikonfirmim të aleancës së fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një aleate e besueshme e NATO-s që vazhdon të luajë një rol jetik në sigurinë transatlantike dhe diplomacinë rajonale.

“Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave demokratike e bën atë një partnere thelbësore në avancimin e interesave amerikane në Evropën Juglindore,” tha Vulaj.

‘’Diskutimi ynë me Senatorin Hagerty rikonfirmoi konsensusin dypartiak se Ballkani Perëndimor ka rëndësi — dhe se SHBA duhet të udhëheqë, jo të ndjekë.”

Të ngjashme

Të fundit