Martin Vulaj, kryetar i ARCC-së, ka thënë se takimi i Richard Grenell, emisarit Special të presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, me përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ishte më shumë takim jo formal sesa zyrtar.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Vulaj pohoi se qëllimi i takimit ishte që të hapen rrugën të reja për bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Por, sipas tij, që edhe shtetet ballkanike të afrohen më shumë me BE-në dhe ShBA-në.
“Besoj se Richard Grennell i ka ftuar njerëzit aty me të cilët ka besuar se mundet të bashkëbisedoj dhe se ata munden të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Poashtu edhe për t’u munduar për të gjetur rrugë që të gjithë munden të pajtohen për të krijuar disa pikë fillime, ku mundet ky bashkëpunim të fillojë, pavarësisht problemeve që ekzistojnë në rajon. Sepse vetëm ne nuk kemi probleme me Serbinë, probleme kanë edhe Krocia, edhe Bosnje dhe Hercegovina”.
“Brenda këtij kontekstit besoj se Grenell sheh se brenda këtij konteksti do të ketë hapësirë që të fillojë një lloj bashkëpunimi, që munden me ndërtuar shkallë mirëbesimi me njëri-tjetrin, që të afrohet blloku mes vete dhe të ndërtohet blloku me Perëndimit. Nuk mendoj se takimi ka qenë protokollar, besoj se më shumë ka qenë joformal. Nuk është takim shtetëror, i ka ftuar disa persona që mundet t’i konsiderojë partnerë për bashkëpunim”, theksoi Vulaj.