22.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Vulaj ngre alarmin: Kosovës do t’i vijnë sanksione nga ShBA-ja nëse nuk e ndryshojmë qasjen (Video)

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve të Amerikës (ARCC), Martin Vulaj, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk përmirëson bashkëpunimin dhe koordinimin me ta.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Vulaj tha se vizita e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në ShBA është një hap pozitiv, por nënvizoi mungesën e takimeve me përfaqësues të administratës amerikane.

“Është shumë mirë që më në fund kemi kryeministrin në Uashington, sepse ka vite me radhë që nuk ka qenë. Edhe kur ka qenë, nuk ka pasur takime me zyrtarë. Takimet me Kongresin, janë të rëndësishme, por mungesa e një takimi me administratën, që vendos politikat e shtetit bashkë me Amerikën, është shqetësuese. Deri tani Amerika zyrtare nuk e ka takuar Kurtin dhe kjo nuk është gjë e mirë”, tha Vulaj.

Ai paralajmëroi se nëse nuk ndryshohet qasja, pasojat do të jenë të rënda.

“Për sanksione, jo vetëm që mund të ndodhin, por edhe do të vijnë, nëse nuk ndryshojmë qasjen tonë dhe nuk përmirësojmë nivelin e bashkëpunimit me ShBA-të. Besoj se ky do të jetë fillimi dhe jemi në ujëra të panjohura. Sanksionet më të rënda mund të vijnë definitivisht”, u shpreh Vulaj.

 

Të ngjashme

Të fundit