Një takim bileteral me Borrellin e ka pasur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Por, ajo që bie në sy nga videot e publikuara nga BE-ja, është se presidenti serb është shërbyer me ushqim, ndërsa Kurti jo.
Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.
Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.
Vuçiq: Nuk jam optimist për takimin e Brukselit
Në BE nuk duan të përmendin ndonjë afat kohor se sa do të zgjasë takimi, por thonë se shpresojnë se ai do të përmbyllet deri në mesditë.
Borrell është i shoqëruar nga i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.