Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është nervozuar siç duket me praninë e Vasfije Krasniqi Goodman në OKB, e cila po e shoqëron Presidenten Vjosa Osmani.
Vuçiq është treguar absolutisht i tërbuar, duke nxjerrë nga goja këto fjalë:
“Sollët njerëz që nuk përkasin këtu. Është teatër politik. Çfarë dëgjuam, isha plotësisht i fokusuar në raportin e UNMIK-ut, dhe çfarë dëgjuam këtu ishte proces gjyqësor botëror për serbët për diçka para 25 viteve.
Asgjë për raportin. Asgjë për gjashtë muajt e fundit. Pse s’na informuat kush do të ishte këtu? A s’paska femra serbe të dhunuara? Por kjo s’është tema e takimit të sotëm.
Ju lutëm herën tjetër na njoftoni që diush do të jetë i pranishëm në këtë takim. Sepse këtu jemi për raportin dhe pasojat e veprimeve politike.”
Nuk ka shkuar shumë e Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ia ka kthyer Vuçiqit, se katër gratë aty, janë për ta këshilluar Presidenten.