13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vuçiqin e “shqetëson” deklarata e Erdoganit se do ta mbështesë Kosovën për njohje ndërkombëtare

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur mik të sinqertë Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për shkak të mbështetjes që ky i fundit i ka dhënë Beogradit, ndërsa nga ana tjetër si “shqetësues” e ka konsideruar pohimin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetje ndaj pavarësisë së Kosovës.

Këto komente, Vuçiq i ka bërë duke iu referuar deklaratës së Erdoganit pas takimit me Presidenten e Kosovës të premten, ku tha se Turqia do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj për njohjen pavarësisë së Kosovës nga vendet mos njohëse.

“Erdogan tha se do të vazhdojë të punojë më shumë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, që është një fjali pak më e rëndë për ne”, ka theksuar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Nga ana tjetër, lavdet për Orbanin i ka bërë pasi që i njëjti ka deklaruar para pak ditësh se nëse Këshilli Evropian përfshinë Marrëveshjen Bazë [Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars] në kornizën e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Budapestin zyrtar.

“Orban është miku ynë i sinqertë, i cili mbështet Serbinë dhe që shpesh rrezikon pozicionin e tij për të ndihmuar Serbinë. Prandaj e falënderoj pafund”, potencoi presidenti serb.

Ndryshe, presidenti turk Erdogan pas takimit të së premtes me presidenten Osmani ka deklaruar se shteti që ai udhëheqë do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj për njohjen pavarësisë së Kosovës nga vendet mos njohëse.

Në një komunikatë për media e lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve në kuadër të Zyrës së Presidentit, thuhet ndër të tjera, se Erdogan ka theksuar se “rruga drejt paqes dhe stabilitetit në rajonin ku ndodhet Kosova kalon përmes dialogut”.

Nga ana tjetër, kryeministri hungarez Orban, më 8 dhjetor kishte theksuar se nëse Këshilli Evropian përfshinë Marrëveshjen Bazë [Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars] në kornizën e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Budapestin zyrtar.

“Është një çështje shumë e ndërlikuar dhe Serbia gjithmonë mund të llogarisë në Hungarinë”, ka thënë Orban, pa treguar se si mund të llogarisë Beogradi zyrtar në Hungarinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit