7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vuçiqi me ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë: Sa më shpejt të formohet Asociacioni

- Advertisement -
Se formimi me urgjencë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me përparësi, janë pajtuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha në njoftimin për media pas takimit të tyre në Beograd.

Vuçiqi shkroi në profilin e tij në Instagram se Hilli u informua për raundin e fundit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“U pajtuam që formimi urgjent i Asociacionit të komunave [me shumicë, shën.red.] serbe është me përparësi, por gjithashtu ka nevojë për shumë më shumë përpjekje, punë dhe bisedime për të zgjidhur problemet e akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, njoftoi Vuçiqi.

Ai falënderoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joseph Biden për ftesën për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm për demokracinë që do të zhvillohet në mars.

Vuçiqi shtoi se më 3 mars në Beograd bisedoi edhe me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Sian Macleod për hapat e mëtejshëm për formimin sa më të shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicën serbe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit