9.5 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Vuçiqi, Kallasit: Asociacioni, parakusht për paparim në dialog

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiqi i tha Kallasit se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për përparimin e mëtejmë në dialog.

“Theksova se Serbia është e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, dhe se mbrojtja e popullit serb në Kosovë është prioriteti ynë absolut”.

“Rikujtova se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është vetëm një detyrim i rënë dakord, por edhe një parakusht për përparimin e mëtejshëm të dialogut dhe çdo normalizimi të marrëdhënieve”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se temë e diskutimi ishte edhe procesi i përafrimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me atë të BE-së.

Të ngjashme

Të fundit