1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Vuçiqi i ngazëllyer pas bisedës me Trump: I tregova që Serbia e mbështeti më së shumti në Evropë

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka biseduar përmes telefonit me Presidentin e ShBA-ve, Donald Trump.

Nëpërmjet një njoftimi, Vuçiq tha ta ketë njoftuar presidentin e 47-të të ShBA-ve për mbështetjen e madhe të Serbisë për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Biseda ishte e shkëlqyer dhe domethënëse dhe do të thoja shumë e përzemërt. I jam mirënjohës Presidentit Trump që dinte shumë mirë për Serbinë, nuk do ta besoni se ka folur edhe për sukseset sportive të kombit tonë, të vendit tonë. Shfrytëzova rastin, me dëshirën për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha fushat e jetës shoqërore, shpreha shpresën se ai do të vizitojë Serbinë sepse Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e Presidentit Trump ishte më e larta në të gjithë Evropën. Dhe Presidenti Trump falënderoi për mbështetjen e madhe që mori nga qytetarët e Serbisë, nga populli serb. Besoj gjithashtu se në periudhën e ardhshme do të mund të diskutojmë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në të gjitha fushat dhe jam i sigurt se me mbështetjen e miqve tanë, dhe me mik nënkuptoj të gjithë mjedisin e Presidentit Trump, i cili ishte edhe me të sonte gjatë bisedës, se do të jemi në gjendje ta bëjmë Amerikën të madhe, dhe se do të jemi në gjendje ta bëjmë Serbinë një vend të denjë dhe një vend që do të mund të bashkëpunojë mirë, shumë mirë me SHBA-në – tha Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit