6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vuçiqi i kërkon komunitetit ndërkombëtar “garancë për sigurinë e serbëve” të Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq i tha të martën ambasadores gjermane në Beograd, Anke Konrad se komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurohet që serbët e Kosovës të jenë të sigurt.

Një postim në Instagram, Vuçiqi tha se “nevojitet një reagim i qartë dhe i pamëdyshje i bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohet siguria dhe mbrojtja e të drejtave të serbëve”.

“Përsërita se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në një përshkallëzim të panevojshëm dhe të rrezikshëm të tensioneve që mund të dëmtojnë paqen e fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, ka shkruar Vuçiqi.

Dje gjatë ditës, institucionet e Kosovës ditëve të fundit kanë zhvilluar disa aksione për mbylljen e postave ilegale të Serbisë në pjesën veriore të vendit.

Këto veprime të institucioneve të Kosovës janë kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare, duke thënë se “veprimet e njëanshme” mund të çojnë në incidente të reja.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit