11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Vuçiqi i del në mbrojtje Dodikut: Serbia s’do ta mbështesë kurrë arrestimin e tij

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje presidentit të entitetit Republika Sërpska, Milorad Dodik, ndaj të cilit Zyra e Prokurorit të Bosnjë-Hercegovinës ka lëshuar urdhër për ndalim.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar të mërkurën urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, me qëllim që të merren në pyetje.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.

Në një video të postuar në Instagram, Vuçiq, ka reaguar, duke e quajtur “diktatur” vendimin.

“Serbia kurrë s’do ta mbështesë arrestimin e presidentit të Republika Sërpskas, Milorad Dodik, të kryeministrit të Republika Sërpskas, Radovan Vishkoviq, të kryeparlamentarit Nenad Stevandiq, veçanërisht jo për shkak të mosmarrëveshjeve politike me Sarajevën zyrtare dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe do të qëndrojë e vendosur me popullin e sa”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit