Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, e ka mbrojtur sërisht grupin e armatosur që sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Ai tha se sulmi i armatosur nuk erdhi nga askund, duke shtuar se ky grup “u rebelua për të drejtat e serbëve”.
“Banjska erdhi për shkak se ju më gënjyet mua, prandaj këta njerëz u rebeluan për lirinë e tyre dhe të serbëve të tjerë” – tha Vuçiqi.
Sjellim ndër mend që Milan Radojiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, e ka pranuar organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.
Kosova e kërkon në mënyrë ndërkombëtare Radojiçiqin për sulmin e armatosur në Banjskë.