3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Vuçiqi e konfirmon që Escobari e Lajçaku ia bënë të vështirë, thotë se do të “diskutojnë për Kosovën” sonte

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar, ka pasur biseda të vështira sot në Beograd.

Tutje, Vuçiq ka shtuar se nuk do të heq dorë nga interesat e Serbisë, përkundër presionit, raportojnë mediet serbe.

“Kishim biseda të vështira me Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Do t’i vazhdojmë këto biseda për Kosovën sonte pas orës 22:00”, ka deklaruar ai.

Sipas presidentit serb, në takimet me Escobar dhe Lajçak, prezent kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd, Christopher Hill dhe Emmanuel Gioffre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit