-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Vuçiqi destabilizon Kosovën dhe rajonin përmes Kishës Ortodokse Serbe, thotë gazetari serb

- Advertisement -

Gazetari dhe profesori serbo-boshnjak, Dinko Gruhonjiç, gjithashtu njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, në një prononcim për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) luan rol të rëndësishëm në përshkallëzimin e situatës në rajon, veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

“Ajo është një lojtare vendimtare në Malin e Zi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përdor KOS-in për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, kryesisht Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, por edhe Maqedoninë e Veriut – megjithëse situata atje është e qetë për momentin, por unë nuk jam i sigurt se kështu do të mbetet”.

KOS-i ka vazhduar propagandën viktimizuese edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, duke pandehur se qëllimi i Qeverisë së Kosovës është që “kisha serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova”, duke shtuar se “keqkuptimet” në Kosovë duhet të zgjidhen me dialog.

Kujtojmë se Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije në muajin tetor të vitit të kaluar është fronëzuar në Patriarkanën e Pejës, ku në fjalimin e tij u bëri thirrje “vëllezërve shqiptarë” dhe popullit serb që të luten për paqe, mirëpo, ai është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste të “Serbisë së Madhe” në aktivitetet e tij publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit