-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Vuçiq vazhdon ta luajë viktimën: Po përgatitet likuidimi i njerëzve tanë në veri

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sot për takimin që pritet të mbahet më 18 gusht në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndër të tjerash, Vuçiq ka vazhduar propagandën e tij duke luajtur rolin e “viktimës”, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj shtetit të Kosovës.

Vuçiq ka deklaruar se janë duke u përgatitur sulme në veri të Kosovës, për të likuiduar qytetarë serbë.

“Ata nuk kanë çfarë të mburren, kështu që shkojnë me trillime, përmendin Rusinë, madje Zakharova tha se ne nuk kemi kërkuar ndihmë, çfarë po shpikin tjetër, ne kemi vendin tonë dhe Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare në anën tonë. Po përgatisin likuidimet e njerëzve tanë në veri”, tha Vuçiq, raporton media serbe b92.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në një intervistë për Reuters është deklaruar përsëri rreth mundësisë së një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit